Ekskluzive/ Dosja e plotë e basteve, si ranë në grackë Murataj dhe vëllai i shefes së KPA-së

2020-02-25 15

TIRANE-Një hetim i nisur në 17 korrik të 2019 nga policia dhe prokuroria e Tiranës është konkretizuar në arrestimin e 115 personave në disa qytete të cilët ishin përfshirë në skemën e organizimit të basteve sportive. Kjo dosje penale që çoi në pranga dy emra të njohur si Gramoz Murataj, vëllain e Besnik Murataj njëherësh dhe pronarin e ?Eco Bet? si dhe Ervis Mulaj, vëllain e kryetares së KPA-së Natasha Mulaj, lindi si rezultat i bashkimit të tre çështjeve penale të regjistruara në kohë të ndryshme në prokurorinë e Tiranës. Në dosjen e prokurorisë që ka mundur të sigurojë ?Shqiptarja.com? rezulton se katër agjentë të skuadrës operacionale kanë kryer veprime stimuluese, duke u prezantuar si qytetarë të thjeshtë dhe që kërkonin të vendosnin lloto. Veç veprimeve të kryera nga agjentët policorë, veprime këto që janë autorizuar me vendim të prokurorit të çështjes, janë qindra biseda telefonike që janë përgjuar dhe që nxjerrin zbuluar të gjithë veprimtarinë kriminale të Gramoz Murataj, Elvis Mulaj dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Nga përgjimet e kryera rezultojnë biseda që tregojnë se lojtarët e llotove hapnin dy llogari online në euro dhe në lek, me të cilat vendosnin baste sportive. Në një nga bisedat e përgjuara i arrestuari, Sution Buneci, i cili ushtronte veprimtarinë kriminale në zonën e kompleksit ?Halili? në Tiranë, i thotë një personi tjetër me mbiemër Tabaku:??hape një llogari 5 milionë lekë dhe 5 mijë euro dhe ma nis në Whats app??. Ndërsa biseda tjetër mes këtyre dy personave është ??www.teb999.com?ma ço kodin? Tabaku33 123456 ok?.?. Ndërkohë në një përgjim tjetër të arrestuarit Reland Nurçelari, i zbulohet një sms nga një person ?Koli Kom??, ku ky i fundit i thotë se:??bëj kujdes pasi nga nesër do të ketë lëvizje??. Nga verifikimet në kompjuter që bëri policia rezultoi se historiku i basteve nga ky person ishte fshirë. Implikimi i vëllait të Natashës së ?Vettingut?
Mes personave që kanë rënë në grackën e agjentëve të policisë është dhe Elvis Mulaj, vëllai i Kryetares së Komisionit të Posaçëm të Apelimit, (Vetting),e cila gjykon çdo ditë gjyqtarët dhe prokurorët për kriterin moral, profesional dhe pasuror. Por në fakt vëllai i saj, Elvis Mulaj, arrestohet për veprimtari kriminale, pasi siç rezulton në dosjen e prokurorisë së Tiranës në zonën e ?Rrugës së Elbasanit? në një ndërtesë dy katëshe, mbrapa Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Mulaj është arrestuar në 21 shkurt 2020 në orën 05:00 të mëngjesit. Rezulton se gjatë veprimeve stimuluese ndaj këtij personi agjentët kanë bërë blerje stimuluese. Ndërkohë në total Mulaj ju sekuestruar plot 14 kompjutera.

Ky nuk është vëllai i vetëm me probleme me ligjin i zonjës Natasha Mulaj, pasi njëri nga vëllezërit e tjerë të saj, Admir Mulaj, është paditur në gjykatën e Tiranës për një kontratë mashtrimi prej 241 mijë e 600 euro,para këto që janë paguar nga biznesmeni Eduart Dauti, për blerjen e një apartamenti në pallatin e ndërtuar nga kompania ?Construction Management...