BE diskuton për zgjerimin - News, Lajme - Vizion Plus

2020-02-25 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së diskutojne në Bruksel metodologjinë e re te zgjerimit të propozuar nga Komisioni Evropian per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut.Në rend dite jane pergatitjet për samitin e ardhshëm të liderëve 26-27 mars ne bruksel ku Tirana dhe Shkupi presin drite jeshile per negociatat.MICHAEL ROTHMINISTER GJERMAN PER EUROPENKomisioni ka nje metodologji te re, ne e mbeshtesim pasi nga njera ane tregon qarte cfare duhet te bejne vendet e ballkanit si dhe tregon nje perspektive te qarte. Vendet anetare behen edhe me te pergjegjshme per te nisur me ne fund bisedimet me shqiperine dhe maqedonine e veriut.Besojme se komisioni do te paraqese ne fillim te marsit nje baze te mire dhe pozitive pasi te dyja vendet kane ndermarre reforma te rendesishme ne luften kunder korrupsionit dhe reforma te tjera te shtetit te se drejtes. Ne kete pike jemi optimiste.Ndersa kryediplomatja austrika u shpreh se me metodologjine e re Bashkimi Europian behet me i besueshem.KAROLINE EDSTADLERMINISTRE AUSTRIAKE PER BEMbeshtesim propozimin e komisionerit per zgjerimin per dinamizimin negociatave per vendet e ballkanit perendimor. Duhet te kete nje kontroll me te mire politik, i cili ka te beje me besueshmerine e bashkimit europian per nje perspektive te qarte dhe te vertete te ketyre vendeve.Nderkaq Rumania pret nje vendim pozitiv sa me shpejt te jete e mundur.BOGDAN AURESCUMINISTER I JASHTEM I RUMANISEPer rumanine politikat e zgjerimit jane shume te rendesishme. Ne mbeshtesim marrjen e vendimit sa me shpejte te jete e mundur per negociatat per shqiperine dhe maqedonine e veriut. Do te shohim sot prezantimin e komisionit europian per metodologjine te cilet mund ta bejme me eficiente kushti i vetem eshte te mos bllokojme apo te mos shtyjme procesin per shqiperine dhe maqedonine e veriutPritet qe metodologjia e re te zbatohet paralelisht me hapjen e negociatave per Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Raportet e progresit per te dyja vendet do te behen publike nga komisioni javen e ardhme.