Asnje i prekur ne Shqiperi nga koronavirusi

2020-02-25 0

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Task-Forcës për masat e marra ndaj koronavirus, Eugena Tomini u shpreh se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të infektuar.

Ajo bëri me dije se janë testuar 8 raste të dyshuara për koronavirus, por kanë rezultuar negative.

Drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemike, bëri apel që të gjithë qytetarët të shtojnë masat hijeno-sanitare vetjake dhe të bëjnë kujdes për të mos frekuentuar kafe të mbyllura apo grumbullimet.

Tomini ka bërë thirrje po ashtu që qytetarët të mos përdorin maska nëse nuk kanë asnjë shqetësim apo shenjë, por të përdorin vetëm me rekomandim mjeku.

Ndërkaq ajo tha se po monitorohet edhe tregu farmaceutik, për të mbajtur nën kontroll çmimet, por edhe për furnizimin me maska dhe dezifektantë, të cilët kanë rezultuar mungesë.

Lidhur me situatën aktuale të gripit në vend, ajo u shpreh se pika me intensitet shumë të lartë ka qenë në javën e dytë të muajit Shkurt, ndërsa aktualisht gjendja është me intensitet të lartë, por të shpërndarë në të gjithë vendin në mënyrë të njëtrajtshme. /tvklan.al

Free Traffic Exchange