Convid 19, virusi i ri që po trondit gjithë botën, tani është edhe më afër me vendin tonë. Nisur nga rastet e shtuara në Itali të prekur me këtë virus, situatë që është bërë edhe më alarmante pasi janë shënuar disa viktima deri ditën e djeshme, edhe në Shqipëri janë shtuar masat parandaluese. Sipas autoriteteve të shëndetësisë deri tani nuk rezulton asnjë rast me koronavirus ndërkohë që edhe rastet e analizuara si të dyshuara kanë rezultuar negative. Megjithatë duket se ka një frikë të shtuar në popullsi nisur edhe nga ajo që diskutojnë dhe komentojnë në rrjetet sociale. Por çfarë po ndodh në Itali në fqinje, e cila renditet e treta mes vatrave kryesore të virusit në botë, pas Kinës dhe Koresë së Jugut. Si është situata në zonat e Italisë së veriut ku janë konstatuar dhe rastet më të shpeshta? Sot kishim në një lidhje skype nga Monza e Italisë, mjeken e laboratorit në spitalin e Desio, Adela Sulejmani e cila njëkohësisht është dhe koordinatoreve e mjekëve shqiptarë në Itali pjesë e " Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë"
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel