Itali/ 7 të vdekur dhe 270 të prekur nga koronavirusi

2020-02-25 0

Ka shkuar në 7 viktima bilanci i koronavirusit në itali: 173 raste dhe gjashtë viktima janë regjistruar vetëm në Lombardi; 38 raste dhe një viktimë në Veneto; 18 raste në Emilia Romagna, 3 në Piemonte dhe në Lacio; një në Alto Adige dhe një në Sicili.


Në fakt, ka rezultuar pozitive një grua nga Bergamo, në Palermo si edhe një mjek italian në Tenerife. Në hotelin në të cilin ai ndodhej, bashkë me të shoqen, janë vendosur në karantinë rreth 1 mijë persona dhe ushtria e forcat e rendit ndalojnë daljen e personave nga hoteli. Ndërkohë një tjetër italian në Kili duket se është prekur nga koronavirusi, pavarësisht se ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Ndërkohë, janë kthyer në vend italianët që ishin ndaluar në Mauricius. Deri në mes të Marsit ndërkohë, kompanitë në gjashtë rajone në veri të italisë, do të mund të aplikojnë punën në distancë ose të ashtuquajturën smart working. Deri më 15 mars ndërkohë janë pezulluar të gjitha aktivitetet shkollore si ekskursione apo projekte shkëmbimi apo binjakëzimi. Një rast i dyshuar për koronavirus është regjistruar edhe në Firence, një italian i kthyer nga Singapori, ndërkohë që pritet rezultati i testeve. Ndërkohë, kryeministri italian, Giusepe Conte, ka pranuar se menaxhimi i epidemisë së koronavirusit nuk ka qenë tërësisht në përputhje me protokollin e një spitali c?ka edhe mund të ketë kontribuar në përhapjen e virusit në itali.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannel

Free Traffic Exchange