Naftëtarët dhe grevistët e rafinerisë në Ballsh tentojnë të bllokojnë uzinën, lënë afat 24 orë

2020-02-25 0

Naftëtarët dhe grevistët e Rafinerisë së Ballshit mëngjesin e sotëm të mbledhur së bashku kanë tentuar që të futen në mjediset e brendshme të uzinës. Ata janë ndalur më pas nga negociatorët e personave që janë futur në grevë duke u thënë se do të gjendet një zgjidhje.


Në disa momente janë krijuar tensione të shumta, por pas qetësimit të situatës, naftëtarët kanë lënë afat deri 24 orë dhe nëse nuk u kalojnë të paktën pagat e 4 muajve do të futen në uzinë së bashku me grevistët dhe me familjarët e tyre.

Ndërkohë naftëtarët kanë hyrë në ditën e 9-të të grevës së urisë dhe gjendja e tyre shëndetësore është tepër e rënduar për shkak të dobësimit të imunitetit. Ndërkohë gjendja akoma më e rëndë është e grevistëve të stacionit të elektro-pompimit në Poçem të cilët ndodhen në ditën e 13-të të grevës ndërsa shprehen se do t?i shkojnë deri në fund kësaj rruge që kanë nisur.

Punonjësit e stacionit elektro-pompimit në Poçem kanë 27 muaj pa u paguar. Privatizimi i ndërmarrjes disa herë ndikoi negativisht tek punëtorët duke bërë që rrogat e tyre të mos likujdoheshin.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Proteste#Ballsh#TopChannel

Free Traffic Exchange