Kurti-Brnabiç në Londër/ Kryeministrja serbe ‘pret’ në postime kryeministrin e Kosovës

2020-02-25 1

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabic, ka bërë disa postime në Twitter nga Londra, ku u mbajt Samiti për Investime në Ballkanin Perëndimor. Por ajo që ra në sy në njërin prej tyre ishte se shefja e ekzekutivit serb e kishte prerë foton në mënyrë të tillë që aty të mos shihej kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.


Gjatë Samitit, Kurti dhe Bërnabiç ishin ulur afër njëri-tjetrit dhe këtë e treguan fotot e publikuara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kurti njoftoi disa ditë më parë se qeveria e Kosovës është duke punuar për heqjen e tarifës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës dhe për futjen e masës së reciprocitetit të plotë tregtar me Serbinë.

Parimet e reciprocitetit, sipas tij, do të jenë të bazuara ne parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) dhe Marrëveshjes për Tregti të Lirë (CEFTA). ?Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe do të veprojmë si të tillë?, ishte deklarata e kryeministrit kosovar, që nuk sqaroi nga ana tjetër sesa kohë do t`i duhet saktësisht Prishtinës deri në heqjen e tarifës. Paralajmërimet e Kurtit për zëvendësimin e taksës me masën e reciprocitetit, erdhën pavarësisht se të dërguarit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorit Richard Grenell, që Prishtina zyrtare ta heqë tarifën, por pa e vendosur reciprocitetin.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Brnabic#Kosova#TopChannel

Free Traffic Exchange