Këngëtarja e njohur, Mihrije Braha ishte e ftuar këtë pasdite në prgramin ?Rudina?, në TV Klan. Ajo ka folur për projektin e saj më të fundit muzikor, të titulluar ?Kollaj?, por edhe detaje interesante nga jeta e saj profesionale dhe private.
Pyetjes së publikut se kush është pjesa e trupit që i pëlqen më shumë, këngëtarja u përgjigj se janë dhëmbët, për shkak se i ka patur gjithmonë pikë të dobët dhe shumë të mirë.
Mihrije tregoi se në vitin ?89 kur shkoi në Amerikë për shkak se nuk pëlqente ushqimet aty, se ishin me shumë yndyrë ra shumë në peshë, por në fytyrë nuk pësoi asnjë ndryshim. Kur shkoi në farmaci për të kërkuar vitamina, farmacisti u çudit me të.