Presidenti Ilir Meta iu drejtua sot SPAK për të dorëzuar padinë për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
?Mbrojtja e Kushtetutës është krye detyra e presidentit. Nuk ka ngjarje më të rëndë në historinë e shtetit tonë se ky akt mafioz, ku së fundmi rezulton e përfshirë edhe celula e strukturuar në krye të ministrisë së Drejtësisë.
Të gjithë shqiptarët në Bulevard, jo për presidentin, por për Kushtetutën. Një vend që synon të çelë BE-në, i rrëmbehet kompetenca presidentit. Nuk ka asnjë vend në Europë që vonohet ngritja e GjK me qëllim kapjen e saj. Më 2 Mars, kundër murtajës që quhet ?Rilindje?.
Këto fakte tronditëse ishte e domosdoshme t?i sillte vetë Presidenti i Shqipërisë. Padia dhe kallëzimet penale të dorëzuara për tre titullarë, me në krye zonjës ministre ende në detyrë do t?iu informojmë më vonë nëpërmjet zyrës së shtypit të Presidencës. Ne po vlerësojmë prova të tjera që po na vijnë për persona të tjerë të përfshirë për të çuar deri në fund shpartallimin e kësaj tentative të grushtit të shtetit me një ligj antikushtetues për të kthyer Gjykatën Kushtetuese garant të të drejtave kushtetuese nga kjo bandë tepër e rrezikshme?, tha Meta pas dorëzimit të padisë.
Sipas presidentit ? Gjonaj ka shkelur ligjin për organizimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare. Gjonaj urdhëroi botimin në Fletoren Zyrare të akteve të KED-së, por nuk ka të drejtë të dërgojë për botim këto akte?.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SPAK#Meta#TopChannel