6 persona grabisin shtëpinë në Maqellarë dhe rrahin çiftin/ Dëshmia: Morën ça kishim

2020-02-24 0

MAQELLARË- Një grabitje me dhunë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e çiftit Dulja, ku autorët kanë arritur të marrin disa bizhuteri floriri dhe një sasi lekësh. Gjithë skema ka ndodhur për 5 minuta, ku duke shfrytëzuar faktin se çifti ka fëmijët jashtë shtetit dhe kanë qenë të vetëm, 6 të rinj u kanë shkuar në shtëpi për të marrë sendet me vlerë. Autorët ende të paidentifikuar, pasi kanë hasur rezistencën e çifitit i kanë dhunuar, ku gruas i kanë thyer gishtit dhe dy brinjë, pasi kjo e fundit tentoi që t'i hiqte kapuçin një prej grabitësve. Kryefamiljari, Rrahman Dulja rrëfen të gjithë atë se çfarë ndodhi gjatë atyre pesë minutave.

Free Traffic Exchange