Bllokimi i tragetit me mbetje! Burg pronarit të pikës së grumbullimit, zv/ kapitenit dhe shoferit

2020-02-24 1

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë për 6 të arrestuarit për mbetjet që dyshohen të rrezikshme të cilat u bllokuan në Vlorë në 20 shkurt. Është lënë në burg Zamir Kormuzi, pronari i pikës së grumbullimit të mbetjeve dhe është vendosur 2 muaj 'arrest me burg' për Kujtim Xhafellarin zv.kapitenin e tragetit ku u gjetën fuçitë. Arrest me burg është vendosur dhe për shoferin e furgonit, Arbër Çuni.