Meta dorëzon kallëzimin për Etilda Gjonaj - News, Lajme - Vizion Plus

2020-02-24 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Ilir Meta e dorëzoi vetë në SPAK kallëzimin për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Pasi doli nga ambientet e SPAK, Meta ftoi përmes mediave të gjithë qytetarët që t?i bashkohen me 2 mars në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?.?Unë kam dalë në sheshin e betejës së vërtetë për çdo qytetar shqiptar që dëshiron të jetojë në liri dhe demokraci.  Nuk ka ndodhur në asnjë vend të Europës që të shkelet kushtetuta në këtë mënyrë. Nuk ka asnjë vend që të ketë ngelur asnjë minutë pa Gjykatë të Lartë. Nuk ka ndodhur asgjëkund një grusht i tillë shteti. Puna, provat dhe implikimi vazhdon. Të gjithë i pres në 2 mars kundër murtajës që do të zhbëjë shtetin e së drejtës dhe të ekzekutojë përfundimisht Kushtetutën e të gjithë shqiptarëve.?Kreu i shtetit sqaroi edhe pse e dorëzoi vetë kallëzimin për ministren. Sipas Metës, në dosje bëhet fjalë për fakte tronditëse.?E dorëzova vetë sepse mbrojtja e kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetueses është sot detyrë mbi detyrat për cdo shqiptar të ndershëm dhe patriot dhe në radhë të parë kryedetyra dhe misioni i presidentit të vendit. Nuk ka ndodhur ngjarje më të rëndë në historinë e shtetit tonë se ky akt mafioz ku së fundmi në bazë të provave rezulton e përfshirë direkt edhe celula e strukturuar në krye të MD që përmes shkeljes së kushtetutës dhe dhunimit të shumë ligjeve dhe falsifikimeve të provuara ka tentuar grusht shteti duke rrëmbyer haptazi në mënyrë mafioze kompetencën që kushtetuta ia jep vetëm presidentit. Këto fakte tronditëse ishte e domosdoshme ti sillte vetë presidenti i vendit. Tashmë padia dhe kallëzimet për disa vepra të qarta për të cilat do të kemi komunikim publik.Ilir Meta paralajmëroi se po vlerëson edhe prova të tjera për persona të tjerë, që sipas tij, janë përfshirë në grushtin e shtetit.Meta akuzon Gjonajn dhe zyrtarë të tjerë për falsifikim të protokollit të shtetit në funksion të veprimtarisë kriminale që spas tij KED ka bërë me listat për kandidatet për anëtarë të Gjykatës Kushtetutes.

Free Traffic Exchange