Nis perdorimi ne mase i maskave ne Tirane

2020-02-24 0

Mjekët në Qendrën Universitare ?Nënë Tereza? nuk i heqin maskat as kur lëvizin përreth mjediseve spitalore. Njësoj veprojnë edhe shumë prej pacientëve. Maska kanë nisur të mbajnë edhe qytetarët e zakonshëm të kryeqytetit e po ashtu edhe nxënësit e shkollave.

Edhe pse autoritetet shqiptare nuk kanë konfirmuar asnjë rast deri më tani, frika nga koronavirusi ka mbërthyer të madh e të vogël. Nëpër farmaci me vështirësi gjenden maska dhe dezinfektues. Masa të shtuara ka edhe në qendrat shëndetësore. Në çdo kat janë afishuar rregullat që duhen ndjekur për t?u mbrojtur nga koronavirusi.

Mjekja Bruna Shiroka thotë se përgatitja psikologjike e stafit mjekësor është po aq e rëndësishme sa masat konkrete.

?Përveç informimit në pjesën teorike kemi ndërmarrë disa masa për stafin mjekësor duke nisur nga përdorimi i maskave, dezinfektantët, kemi shtuar klorin për dezinfektimin e mjediseve të qendrës shëndetësore?

Po për mjeken Shiroka, paniku i përhapur në popullatë është i ekzagjeruar. Mjekët thonë se kujdesi ndaj higjienës personale dhe shmangia e mjediseve të mbyllura, është mbrojtja më e mirë në këtë periudhë virozash.

Tv Klan