#rtvora #oranews
Lihen në burg katër nga 6 të arrestuarit për ngarkesën me lëndë të rrezikshme në tragetin e mbërritur nga Brindizi që u bllokua në portin e Vlorës.
Në seancën për masën e sigurisë gjyqtarja Arbana Selmanaj vendosi arrest shtëpie për kapitenin e tragetit Festim Tafa dhe la me detyrim paraqitje Agron Gratën, drejtori operativ i agjencisë EuroFerra.
Vendimi i gjyqtares u prit me protesta nga familjarët e pranishëm në sallën e gjyqit, njërit prej tyre i ra të fikët.
"Po dënohet djali i pafajshëm që nuk ka bërë asgjë. Po kapen me sasi të mëdha droge. Pse të dënohet djali? Turp, turp! Fatkeqësi e madhe" deklaroi një zonjë.
"Na hoqën bukën e gojës, janë të pafajshëm të gjithë" u shpreh pronarja e pikës së grumbullimit të mbetjeve në Vlorë.
Mbi të gjashtë rëndon e njëjta akuzë ajo e parashikuar në nenin 171 të kondit të procedurës penale: Krime në fushën e doganave, kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara(Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) si dhe neni 25 , veprës penale të kryer në bashkepunim.
Importimi, eksportimi ose tranzitimi i paligjshëm i mallrave të ndaluara ose të kufizuara që hyjnë e dalin në Republikën e Shqipërisë, i kryer me çdo mënyrë a mjet qoftë, dënohen me burgim deri në dhjetë vjet.
Akuza e përfaqësuar nga Arjan Xhaferri, kishte kërkuar "arrest me burg" për të gjashte të akuzuarit.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/trageti-me-mbetje-te-rrezikshme-amianti-nga-italia-ne-vlore-pritet-masa-e-sigurise-te-arrestuarit
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp