TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me mjekë dhe ekspertë, lidhur me situatën e koronavirusit. Nga selia blu, Basha tha se nuk është momenti për propagandë, por që të flasin mjekët, e ndërsa nuk tha asnjë fjalë për akuzat e PD-së për kthimin e spitalit të Kavajës në karantinë.
"Gjatë ditës së sotme kemi pasur disa takime me ekspertët më të rëndësishëm të epidemive dhe të shëndetësisë të PD-së dhe specialistët të QSUT dhe konsulta me drejtues të OBSH. Në to kemi ndjekur zhvillimet hap pas hapi. Sot kam disa mesazhe që dua t'i përcjell përmes mediave. Sot është koha të flasin mjekët, të hartohet plani i detajuar i masave konkrete, do të ndahet dhe shpërndahen me qytetarët që të informohen për masat, t'u vihet në ndihmë të të rrezikuar, të krijohet një regjistër nga personat që vijnë nga këto zona. Nuk është koha për propagandë, por të flasin mjekët. Qeveria në mbështetje të ekspertëve. Ju bëj thirrje mos neglizhoni asnjë shenjë grupi dhe të bashkëpunoni me strukturat shëndetësore,s e do jetë më e lehtë. PD me grupin e punës do të menaxhojë hap pas hap situatën. Larg panikut të informoheni dhe institucionet të flasin. PD po monitoron situatën në çdo komponent të saj, detyra jonë është që t'i shërbejmë përmes transparencës dhe të bëhemi zëri i ekspertëve", tha Basha.