Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se i dërguari i tij për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka bërë një punë fantastike dhe se do të vazhdojë të jetë i dërguar për dialogun.
Megjithatë presidenti Trump tha se do të emërojë një ambasador të ri në Gjermani.
I pyetur nga Zëri i Amerikës, presidenti e konfirmoi se Ambasadori Grenell do të vazhdojë të shërbejë si i dërguar i posaçëm për bisedimet Kosovë Serbi.
?Do të emëroj një ambasador të ri në Gjermani. Ambasadori [Grenell] do të vazhdojë [si i dërguar për Kosovën dhe Serbinë] pasi po bën një punë shumë të mirë. Ai i njeh mirë zyrtarët. Ka bërë punë fantastike. Do ta vazhdojë. Të gjithë thonin se ishte një marrëveshje e paarritshme, por ai e realizoi. Ishte dicka shumë pozitive për këto të dyja vende?, tha presidenti duke iu referuar marrëveshjeve të fundit për rihapjen e transportit ajror dhe hekurudhor Kosovë-Serbi.
Presidenti i bëri komentet në Shtëpinë e Bardhë para se të nisej për vizitën e tij në Indi.
Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, janë ndërprerë në nëntor të vitit 2018, pasi autoritetet e Kosovës vendosën taksën ndaj mallrave serbe për shkak të, siç thanë, fushatës kundër shtetësisë së Kosovës, nga ana e Beogradit zyrtar.
Në tetor të vitit 2019, Shtetet e Bashkuara e emëruan ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell si të dërguar të posaçëm presidencial për bisedimet Kosovë-Serbi.
Me ndërmjetësimin e tij, deri më tani Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar dy marrëveshje, atë të hapjes së linjës ajrore Prishtinë-Beograd dhe marrëveshjen për linjën hekurudhore.
Javën e kaluar, presidenti Trump e emëroi ambasadorin Grenell si ushtrues detyre të Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#RichardGrenell#TopChannel