#rtvora #oranews
Ndërkohë që Italia shënoi viktimën e 4-të nga koronavirusi ndërsa më shumë se 60 persona rezultojnë të infektuar me këtë virus, Shqipëria ka dyfyshuar kontrollet nëpër pikat kufitare portuale dhe të Aeroportit të Rinasit.
Vetëm të dielën janë kontrolluar 4500 persona që kanë hyrë në vendin tonë nga pikat kufitare dhe vlerësohet se nuk është koha për mbylljen e kufirit me Italinë e as të shkollave. Ndërkohë që shkollës private "Udha e Shkronjave", me urdhër të MAS iu hoq licenca pasi mbylli shkollën me dy javë me pretendimin për parandalimin e një situate virale të koronavirusit.
Në mbledhjen e Task Forcës, të organizuar paraditen e sotme në aeroportin e Rinasit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se nuk ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, ndërsa 6 raste të dyshuara kanë dalë negative.
Shqetësim konsiderohen dhe emigrantët e paligjshëm që kalojnë përmes Shqipërisë, të cilët mund të mbartin virusin. Por në mbledhjen e task-forcës u theksua se në çdo rast të mundshëm kryhet hetim i plotë për të reaguar.
Ministrja e Shëndetësisë ka bërë të ditur se është firmosur dhe një urdhër i posaçëm për masa të shtuara në institucionet arsimore. Në shkolla do të ketë monitorim të higjenës si për ambientin dhe atë personale.
Madje për këtë do të organizohen orë të posaçme mësimore, ku fëmjëve do tu kërkohet larje me frekuenca për duart dhe disinfektim.
Për situatën Manastirliu nënvizoi se duhet ruajtur qetësia dhe të mos shpërndahen lajme të rreme.
Asnje rast i konfirmuar - Manastirliu tha se të gjitha strukturat shëndetësore janë në gatishmëri. Ajo theksoi se në Shqipëri deri në tani nuk është evidentuar asnjë rast me koronavirus. Sipas Manastirliut, 6 raste të dyshuara në vend, pas analizave nga Instituti i Shëndetit Publik, rezultuan negativ.
Ogerta Manastirliu: Të gjitha strukturat e shtetit janë në gatishmëri për tu përgjigjur për punën që ne po bëjmë. Është normale të kesh shqetësim në këtë situatë, por paniku nuk duhet të na zërë arsyen. Ne do të jemi të hapur, unë personalisht jam transparente për ta administruar këtë ngjarje siç kemi përballuar situata të tjera. Kemi treguar jo vetëm përgjegjësi por dhe profesionalizëm. Shqipëria deri më tani nuk ka asnjë rast me koronavirus. Ju kemi informuar për rastet, ku 6 raste të analizuar nga ISHP kanë rezultuar negative."
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/koronavirusi-manastirliu-jo-panik-6-raste-te-dyshuara-dolen-negativ-jemi-ne-gatishmeri
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp