Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albina Fico,u shpreh se është rritur survejanca dhe mbikëqyrja. Ajo sqaroi se kontrollet dhe izolimi i rasteve të dyshuara nuk mund të bëhet në spitale publike.
"Raste të konfirmuara ne nuk kemi. Ne në mënyrë aktive kemi rritur survjancën dhe mbikqyrjen. Në shumë vende nuk e gjen dot pacientin zero. Në fund të ditës ke vetëm një instrument të bësh mbikëqyrjen. Ne po kontrollojmë me shumë kujdes ccdo lloj aspekti. Virusi nuk kërkon për të hyrë në Shqipëri sepse nuk ka kërkuar në asnjë vend tjetër.
Ka njerëz që duan të vijnë në ISHP për kontrolle. Ky nuk është një testim si bëhet për turbekulozin. Nuk është ccështje para. Është çështje sistemi. Nëse do kishte 100 vetë që do donin të vinin ne do e zhvendosnim strukturën dikur tjetër. Ne testojmë të gjitha rastet e dyshuara. Ata duhet të telefonojnë në urgjencën kombëtare. Numri i rasteve të dyshuara pranë ISHP është 6 dhe të gjitha kanë rezultuar negative", deklaroi ajo.