Ora News - A do kemi mbyllje të kufirit me Italinë? Përgjigjet ministrja e Shendetësisë

2020-02-24 0

#rtvora #oranews

A do kemi mbyllje të kufirit me Italinë? A do të ketë mbyllje të procesit mësimor për një periudhë të caktuar?

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaron se situata po monitorohet dhe momentalisht janë dyfishuar kontrollet në kufi. Por vendimet do të merren bazuar në evidenca.

?Kjo situatë po trajtohet me shumë përgjegjësi nga të gjitha strukturat. Në varësi dhe sipas shkallës së rrezikshmërisë do të marrim masat përkatëse. Momentalisht nuk ka asnjë rast të prekur nga koronavirusi. Ky proces po udhëhiqet nga ne por dhe nga ekspertët e strukturave të shëndetësisë dhe ekspertët e tjera të cilët vlerësojnë rriskun dhe rekomandojnë masat.

Kemi dyfishuar ekipet e shëndetësisë në pikat kufitare për të pasur një kontroll të dyfishimit dhe për të marrë vendime bazuar mbi evidencë dhe për të vlerësuar hap pas hapi marrjen e masave e vendimeve të tjera për çdo vendim do të informoheni në kohë reale. Po veprojmë me përgjegjësi në raport me zbatimin e rekomandimeve dhe udhëzimeve nga OBSh.

Sipas shkallës së rrezikshmërisë do të ketë dhe masa me qëllim mbrojtjen e popullatës. Për momentin kemi dyfishuar kontrollet në pikat kufitare për të pasur një evidencë dhe më pas për të marrë vendime bazuar mbi evidenca"

Deklarata e ministres u bë paraditen e sotme në mbledhjen e Task Forcë që po monitoron situatën

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/do-kemi-mbyllje-te-kufirit-me-italine-pergjigjet-ministrja-e-shendetesise

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp