Report TV - A ka Shqipëria maska për të gjithë popullsinë? Manastirliu: Spitalet janë të furnizuara!

2020-02-24 0

Ministrja e Shëndetëisë Ogerta Manastirliu ka qetësuar qytetarët lidhur me gjendjen e maskave në vend për të përballuar koronavirusin. Ajo tha se spitalet janë të furnizuara, ndërsa shtoi se tregu ka mjaftueshëm stok për të përballuar kërkesën.

"Përgjigja do të përmbush pritshmëritë tuaja. Ashtu si ekspertët rekomandojmë maskat nuk parandalojmë virusin. Vendosen tek ata persona që kanë probleme më shëndetin ose i shërbejnë dikujt që është i sëmurë. Kemi bërë një verifikim të importeve të maskave. Ekzistojnë dhe kompanitë që janë distributor. Spitalet disponojnë të gjitha masat mbrojtëse duke nisur nga maskat. Ndërsa farmacitë janë private dhe porosisin sipas kërkesë. Tregu ka stokun e mjaftueshëm që të përballojë kërkesën. Spitalet kanë marrë të gjitha masat për furnizimin e tyre. Kështu që pa asnjë lloj shqetësimi", tha Manastirliu.