Dy motrat Arlinda dhe Ermela i bënë një suprizë nënës së tyre në rubrikën ?Ka një mesazh për ty?, në TV Klan. Nëna e tyre, Vasije prej dy vitesh është duke u përballur me një sëmundje të rëndë. Dëshira e saj gjithmonë ka qenë të ishte një ditë pjesë e programit dhe vajzat ia bënë realitet ditën e sotme.
Dy motrat e kanë falenderuar në studio për çdo sakrificë që ajo ka bërë për to dhe i kanë kërkuar që mos mërzitet kur ato të largohen nga Shqipëria.