RTV Ora - Gjykata Kushtetuese/Balliu: Qeveria pranoi se shkeli Kushtetutën, duhet të ishte rrëzuar

2020-02-23 0

#tvora #rtvoranews
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu foli në studion e lajmeve të RTV Ora, ku komentoi zhvillimet e fundit të përplasjeve mes Presidentit dhe mazhorancës për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Balliu u shpreh se qeveria pranoi se ka shkelur Kushtetutën, duke botuar në Fletoren Zyrtare vendimin për Arta Vorpsin. Sipas tij, pas këtij rasti, e gjithë qeveria duhet të ishte rrëzuar, për t`i hapur rrugë hetimeve të drejtësisë. Por sipas tij, nuk jetojmë në një vend normal ndaj ndodhin gjëra të tilla.
Klevis Balliu: Është e rëndësishme që debati të përqëndrohet te faktet. Është e habitshme që institucioni më i lartë i vendit publikon dhjetëra dokumente që faktojnë shkelje të shumta ligjore të Ministrisë së Drejtësisë, e cila tenton të vjedhi kompetencat e Presidentit duke vjedhur kështu Gjykatën Kushtetuese. Ka reaguar Taulant Balla, Etilda Gjonaj, Edi Rama, ka reaguar gati e gjithë qeveria dhe asnjëri nga ata nuk ka thënë që këto fakte e prova nuk janë të vërteta. Vetëm janë munduar të fyejnë figurën e Presidentit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/gjykata-kushtetueseballiu-qeveria-pranoi-se-shkeli-kushtetuten-duhet-te-ishte-rrezuar

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp