Lagjja Bardhi, asnjë gurë i lëvizur për ndërtimin e shkollës

2020-02-23 10

Zvarritja e procedurave dhe premtimet e rrejshme për ndërtimin e shkollës fillore në lagjen Bardhi të fshatit Bllacë janë turpi i shekullit 21. Kështu shprehet profesori Avzi Mustafa duke shtuar se rasti i shkollës në fjalë aktivizohet vetëm gjatë periudhave parazgjedhore, ndërsa pas përfundimit të zgjedhjeve i njëjti sërish mbyllet në sirtarët e institucioneve përkatëse.