Report TV -Greva e naftëtarëve në Ballsh, minatorët e Bulqizës në mbështetje të tyre

2020-02-23 0

10 naftëtarët e Ballshit janë në ditën e 7 të grevës për të kërkuar 5 pagat e prapambetura. Gjendja e tyre shëndetësore vijon të rëndohet çdo ditë e më shumë, por ata shprehen të vendosur t'i shkojnë deri në fund të kauzës së tyre dhe se e vetmja mënyrë për t'i nxjerrë nga greva është marrja e pagave të prapambetura. Sipas tyre ende nuk ka asnjë lloj reagimi për kërkesat e tyre, por vetëm premtime boshe që ju bëhen nga përfaqësues të firmës dhe kompanisë.

Në mbështetje të naftëtarëve të Ballshit erdhën dhe 8 minatorë nga Bulqizës, në shenjë solidariteti, ku një përfaqësues i tyre u bëri thirrje që të bashkohen dhe të luftojnë për të drejtat e tyre. Ai gjithashtu kërkoi që të krijohen sindikata të reja, pasi ata që janë nuk mendojnë për punëtorët.