REPORT TV, VERI JUG - NËNË E BIR, DY MULLIXHINJTË E FSHATIT ÇERMË

2020-02-23 1

Veri Jug ju fton të njiheni me dy mullixhinj në fshatin Çermë e Vogël, një fshat në zemër të Myzeqesë. 26 vjet punë në një mulli tradicional që bluan me gurë. Zeqine dhe Viktor Sina në rrëfime mbi jetën dhe punën si mullixhinj, një punë e vështirë me të cilën mbajnë familjen, por ndihmojnë edhe banorët e disa fshatrave për të bluar grurin, misrin, elbin, tërshërën dhe drithra të tjera. Mullinjtë me gurë, mullinjtë me ujë, shirja e drithrave me kuaj në lëmenj në të kaluarën dhe ruajtja e traditës nga mullixhinjtë myzeqarë. Viktori, si mullixhi por edhe si saldator, thotë se nuk e ndërron fshatin e tij me asnjë vend në Europë, pasi ka provuar edhe emigrimin.

Emisionin "Veri Jug" me moderator Agim Pipën mund ta ndiqni çdo të dielë në orën 14:30 në ekranin e Report Tv