Masa të shtuara ndaj koronavirusit ka dhe në portin e Durrësit. Siç shihet edhe nga pamjet, mjekët kontrollojnë udhëtarët pa dalë nga trageti.
Me termometër ata masin në distancë temperaturën e pasagjerëve.
Në port mëngjesin e sotëm kanë mbërritur dy tragete me afro 340 pasagjerë.
Mjekët thonë se nga kontrollet e kryera, nuk u identifikua asnjë pasagjer me simptoma të koronavirusit.
Në rast dyshimi, udhëtari çohet në karantinë që ndodhet brenda portit, aty ku i nënshtrohet të tjera kontrolleve.
Stafit mjekësor i vihet në dispozicion lista e pasagjerëve për të parë vendin e origjinës të gjithsecilit, nëse kanë ardhur nga zona e infektuar ose jo.
Tv Klan