Report TV - Koronavirusi prek Italinë, si u kontrolluan pasagjerët nga Bari sot në portin e Durrësit

2020-02-23 0

Në orën 7:40 trageti i linjës Bari-Durrës mbërriti në qytetin bregdetar shqiptarë, me rreth 1500 pasagjerë. Report Tv ndoqi nga afër të gjitha proceduarat që ndiqen në Durrës për personat që vijnë nga Italia, vend i prekur së fundi nga koronavirusi.

Në port qëndrojnë 7 mjekë të cilët paraprakisht kanë marrë një natë më parë nga autoriteti portual listën e pasagjerëve, në të cilën vërehet paraprakisht nëse ka të ardhur nga Kina apo dhe vende të tjera të prekura.

Pasi trageti hap portën, mjekët hyjnë brenda në traget dhe më termometër masin në distancë temperaturën e pasagjerëve. Nga kontrollet e kryera ditën e sotme,  nuk u identifikua asnjë pasagjer me simptoma të koronavirusit.

Në raste se do ketë pasagjerë të infektuar ata do të merren të shoqëruar me ambulancën e portit dhe dërgohen në dhomën e karantinës e cila është jashtë ambientit portual, për t'u kryer analiza më të detajuara.