TIRANE- Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës është përballur ditën e sotme në studion e Report Tv me Sokol Dautajn përfaqësuesin e naftëtarëve të Ballshit që vazhdojnë protestën në ditën e gjashtë të saj pasi pretendojnë se nuk kanë marrë 5 paga. Gjatë fjalës së tij përballë gazetarit Besard Jacaj Bejtja tha se shteti ka ushtruar presion ndaj kompanive private që të ulen në tryezë për të arritur një dakordësi për shpërndarjen e pagave të punonjësve. Ai deklaroi se deri më tani kompania private ka likuiduar sigurimet shoqërore ndërsa shtoi se po negociohet për likuidimin e pagave.
Në një lidhje telefonike nga Fieri, përfaqësuesi i grevistëve Sokol Dautaj përsëriti dy kushtet e panegociueshme të tyre duke përmendur likuidimin e tre pagave, si dhe qartësimin e kompanisë private në raport me rafinerinë e naftës në Ballsh.