#tvora #rtvoranews
Ish ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, ka dalë në një deklaratë për mediat nga selia e LSI ku ka folur rreth masave që duhen ndërmarrë nga koronavirusi. Ai nënvizoi faktin se shtrirja e këtij virusi deri në Italinë fqinje, tregon për një situatë tëre në të cilën duhet të merren masa të reja. Sipas Vasilit është shumë e rëndësishme që qeveria të shpërndajë fonde të veçanta për të shoqëruar masat e nevojshme.
Pertit Vasili: ''Opinioni publik ka qenë në njohje të informacioneve që vijnë nga koronavirusi, zanafilla e të cilit vjen nga Kina. Informacionet që vijnë nga Kina janë informacione të cilat krijojnë një klimë më pozitive se më parë sepse rastet kanë filluar të bien në mënyrë të dukshme dhe numri i vdekjeve është ulur.''
''Shpërthimi i koronavirusit ka shkaktuar efekte pasuese që reflekton në distancë me vende të tjera në atë që quhet ndërkombëtarizimi i epidemisë. Janë shaqur raste dhe raste në Italinë fqinje me 50 raste të infektimit dhe 2 të vdekur. Kjo situatë e re kërkon qëndrime të reja dhe masa të reja. Së bashku duhet të jemi këtu për të çuar mesazhe të cilat evitojnë alarmizmin dhe nervozizmin e panevojshëm.''
''Në një situatë ku monitorimi i rreptë merr fjalën e parë dhe ndjekja e situatës në pikat delikate është ajo që është kryefjala e sjelljeve në këtë moment, është tepër e rëndësishme që masat të shoqërohen me fondet në dispoziocion nga qeveria. Kërkohen fonde të veçanta pa të cilat të gjithë punonjësit që janë të terren nuk mund të veprojnë.''
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/masat-koronavirusin-vasili-qeveria-te-vendose-ne-dispozicion-fonde-te-vecanta
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/PDrXfWKI2LY
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp