Akuzat pas konferencës së donatorëve/ Rama mesazh Metës për 2 marsin: Lëshuat gjuhën

2020-02-22 1

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës lidhur me ndihmat e mbledhura në konferencën e donatorëve, duke i çuar mes rreshtash një mesazh presidentit Ilir Meta pasi ky i fundit ka thirrur një tubim siç ai e quan për 'besëlidhje' përpara kryeministrisë më 2 mars. Rama thotë se në momentin kur Shqipërisë iu bë një deklaratë 'dashurie' nga BE përmes solidaritetit të përkthyer në shifra në konferencën e organizuar për të rimëkëmbur Shqipërinë pas tërmetit ata u marrosën.

Rama thekson se nuk duhet humbur kohë me ata, që sipas tij, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër qeverisë, ndërsa shprehet se do ta çojnë përpara Shqipërinë duke e forcuar përmes reformave që s'u bënë në kohën e tyre."Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë,aq më shumë ata që e penguan, shfrytëzuan, dërrmuan për vite të tëra, dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit! Tamam kur Shqipërisë i?u bë një deklaratë publike dashurie nga BE dhe bota mbarë në 17 shkurt,ata u marrosën...