Për herë të parë Tirana mikëpriti disa nga shkrimtarët shqiptarë të diasporës në Tiranë. ?Revistat letrare në diasporë?, ?Letërsia si kujtesë?, ?Përkthimi dhe promovimi i letërsisë shqipe? ishin disa nga temat që u trajtuan në këtë takim që u zhvillua në sallën Albanologjike në Pallatin e Kongreseve. Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën Mimoza Hysa e cilëson këtë takim një mundësi për të shkëmbyer ide, për rrugën që ka ndjekur edhe ndjek sot letërsia shqipe, por edhe për të mësuar më shumë për situatën ku gjendet autori brenda edhe jashtë vendit, duke krijuar kështu mundësi më të mëdha për promovimin e kulturës sonë në mbarë botën.
?Ftesa për shkrimtarët e diasporës për të ardhur në Shqipëri, që unë do i quaja shkrimtar të letërsisë shqipe, sepse letërsia nuk mund të ketë kufij, qasja jonë ka qenë për të afruar edhe për të njohur më mirë ata shkrimtarë që jetojnë larg?, shprehet ndër të tjera Mimoza Hysa.Disa nga shkrimtaret më në zë, të cilat shkruajnë në gjuhë të huaj edhe në shqip, por që jetën e tyre prej vitesh e kanë krijuar jashtë vendit, e konsiderojnë këtë iniciativë pozitive, duke shpresuar për më shumë politika stimuluese për autorët shqiptarë jashtë vendit