Shënon rritje denoncimi i rasteve të dhunës në familje. Në vitin 2018 denoncimet janë rritur për 11% krahasuar me vitin paraprak. Rritje ka pasur edhe vitin e kaluar. Në vetëm gjashtë muaj të 2019-ës janë regjistruar 767 raste. Të dhënat e Rrjeti Kombëtar Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje tregojnë se shumica e viktimave janë femra, më pas renditen meshkujt dhe fëmijët. Përqindja e viktimave të dhunës në familje mund të jetë shumë me madhe, por shpesh ndodh që për shkak të frikës rastet të mos denoncohen. Ndërsa sipas Ana Avramoska -N?ushkova, nga Rrjeti Kombëtar Kundër Dhunës në Familje, thotë se pasiguria ekonomike ndikon më së shumti që femrat të hezitojnë të largohen nga dhunuesi.