Ora News - Pas vdekjes së dy personave me koronavirus në Itali, Porti i Durrësit shton kontrollet

2020-02-22 0

#rtvora #oranews

Shqipëria ka forcuar masat parandaluese të përhapjes së koronavirusit pas viktimave dhe përhapjes shqetësuese që po shënon në Itali. Taks forca e posaçme vendosi dyfishim të mjekëve në pikat kufitare ndërsa ka përcaktuar edhe vendin e karantinës. Qytetarët që dyshojnë se janë të prekur, nuk duhet ti drejtohen vetë spitaleve, por këshillohen të lidhen me shërbimin kombëtar të urgjencës.

Viktimat nga Coronavirusi në Itali shtuan alarmin për virusin vdekjeprurës edhe në vendin tonë.

Porti i Durrësit, si porta kryesore lidhesë mes dy vendeve ishte i pari që forcoi masat e parandaluese.

Trupës së portit i janë shtuar tre inspektorë të cilët do të kontrollojnë të grithë pasagjerët dhe marinarët që do të ankorohen aty.

"Jemi përditë të azhornuar me rastet e koronavirusit. Që në ditët e para njësia jonë ka krijuar një task forcë me strukturat shëndetësore të qytetit, e cila ka sjellë një inspektor në ndihmë të grupi tonë. Gjithashtu vijnë edhe dy inspektorë nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor. Kështu që masat janë përforcuar.

Ndërkohë që vetëm këtë fundjavë 2 tragete me rreth 446 pasagjerë të nisura nga Bari janë ankoruar në vendin tonë. Mjeku përgjegjës i karantinës se portit, Indrit Kalaja ka thënë se ndaj pasagjerëve është ushtruar kontroll dhe se ata nuk kanë rezultuar me probleme shëndetësore.

"Sot erdhën dy tragete nga Bari me 446 pasagjerë, nuk kishte pasagjerë që vinin nga Kina. Të gjitha rastet kur vijnë nga këto vende ne i intervistojmë. Nuk kanë pasur probleme shëndetësore."

Rreth mesditës, ministria e Shëndetësisë mblodhi taks forcën për parandalimin, kontrollin dhe mbrojtjen ndaj koronavirusit të ri dhe shpalli forcimin e masave.

Në Porte aeroporte dhe pikat kufitare u vendos të dyfishohet personeli shëndetësor dhe forcimi i kontrolleve për çdo udhëtar.

Ekspertët këshillojë qytetarët që kthehen nga vendet e prekura të vetëkarantohen dhe në rast se kanë dyshime, duhet të lidhen me urgjencën kombëtare pa iu drejtuar spitalit

Që prej shfaqjes së virusit në Shqipëri ka pasur disa raste të dyshuara, por analizat treguan bëhej fjalë për grip të thjeshtë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pas-vdekjes-se-dy-personave-me-koronavirus-ne-itali-porti-i-durresit-shton-kontrollet

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange