Ora News - Edhe noterët para “vetting-ut”

2020-02-22 1

#rtvora #oranews

Prej muajsh noterët në të gjithë vendin kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për të verifikuar integritetin aftësitë dhe kualifikimet profesionale te tyre. Nëse do të konstatohen parregullsi parashikohen masa disiplinore deri ne qene e licences.

Përveç magjistratëve dhe efektivave të policisë një tjetër kategori juristash do t?i nënshtrohet vettingut.

Kryetarja e Dhomës Kombëtarë të Noterisë Mimoza Sadushi thotë për RTV Ora se nje procedure e tille është e nevojshme dhe së shpejti komisioni ngritur do të nxjerre edhe rezultatet.

Mimoza Sadushi: Patjetër që është i nevojshëm, meqenëse është një proces që po bëhet në të gjitha institucionet, nuk mund të thuash që të përjashtohet noteria. Pavarësisht se themi është një veprimtari private, por është një funksion publik.

Vettingu synon të kontrollojë karrierën e tyre që nga dokumenti i hyrjes në këtë profesion si asistent.

Mimoza Sadushi: Duke filluar që nga diplomat e përfundimit të shkollës, më tej me plotësimin e viteve të asistencës, që ka bërë çdo noter pranë zyrës noteriale. Pra të gjithë procedurën që kërkonte ligji i kohës në momentin kur noteri është bërë noter.

Nëse në këto formularë konstatohen të dhëna të rreme do të nisë procedimi disiplinor deri në heqje licencës per noterët.

Mimoza Sadushi: Është vendimmarrje e ministrit të Drejtësisë, sepse kështu e parashikon ligji. Ndoshta do të ketë për ata persona që nuk kanë plotësuar kriteret për futjen në profesion, mund të ketë masa të tilla, ose edhe masa më të lehta për shkeljet që mund të kenë bërë noterët.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/edhe-noteret-para-vetting-ut

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange