#rtvora #oranews
Kryeministri Edi Rama është i vetëdijshëm se procesi për anëtarësimin në Bashkimin Evropian është bërë i vështirë dhe dëshpërues.
Në aktivitetin për integrimin e Ballkanit Perëndimor me temë ?Një kontinent një e ardhme?, kreu i qeverisë shqiptare tha se një ditë këtij procesi duhet ti vijë fundi. Sipas tij vendet skeptike e kanë problemin me vetë BE dhe jo më vendet kandidate për në BE.
Edi Rama: Nga ana tjetër është shumë e qartë se procesi është bërë gjithnjë e më tepër i vështirë, dëshpërues për vendet që janë në radhë për tu anëtarësuar.
Kjo nuk vlen vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë vendet në radhë. Nëse do shihni procesin si ka shkuar për Polonin, apo për ata që kanë qenë kandidatë më parë, për integrimin dhe po ta shohësh tani është bërë gjithmonë më tepër i vështirë për shkak të kërkesave që janë bërë më të detajuara dhe ndonjëherë edhe kufizuese. Megjithatë është në rregull, por duhet të vijë një pikë kur i vjen fundi sepse është si një ushtrim i cili nuk ka fund. Në çdo moment, kur 1,2,3,4 apo 5 vende kanë problemet e tyre, kanë dinamikat e tyre dhe duan të thonë jo, ato e kanë mundësi që të gjejnë pretekst duke iu drejtuar gishtin vendeve të cilave u thonë jo. Jo për shkak të vendeve, por për shkak të problemeve që kanë ato.
Rama tha se qendrimi i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për procesin e hapjes së negociatave është ndoshta më i drejtpërdrejti. Megjithatë ai tha se për të vegjlit, rregullat nuk janë mjaftueshëm të respektuara.
Edi Rama: Do të doja të thoja që e shoh Francën, ndoshta si aktorin më të ndershëm në këtë debat, sepse presidenti Macron ka një qëndrim të hapur, të drejtpërdrejtë dhe shumë brutal do të thoja. Ajo çfarë po thonë është që Evropa siç është nuk funksionin. Nuk është një mënyrë për ti rënë vërdallë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/integrimi-rama-procesi-i-veshtire-te-vegjlit-rregullat-nuk-jane-mjaftueshem-te-respektuara
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp