Pas akuzave të përfaqësuesit ligjor të "Tosk Energy" si shkaktar për nisjen e grevës nga naftëtarët e Ballshit, ka ardhur reagimi i Bankers Petroleum i cili njofton se kanë ngritur padi ndaj tyre për "shpifje". Bankers Petroleum mohon të jetë shkaktare e krizës, teksa bën me dije se "Tosk Energy" janë fajtor pasi nuk kanë paguar naftën për të cilin kishin rënë dakord më herët.
"Bankers Petroleum Albania është informuar nga media se pas protestave dhe grevës së urisë nga punonjësit e rafinerisë Ballsh, përfaqësuesi ligjor i Tosk Energy ka lëshuar një deklaratë publike duke akuzuar përsëri Bankers për situatën e krijuar.
Bankers mirëkupton shqetësimet e punonjësve, megjithatë ne i hedhim poshtë pretendimet e përfaqësuesit ligjor të Tosk Energy i cili vazhdon të fajësojë Bankers për "dështimet" e tyre.
Bankers Petroleum Albania tashmë ka ngritur padi në Gjykatën e Tiranës për shpifje bazuar në deklaratat e rreme të bëra nga përfaqësuesit e Tosk Energy & Bylis Energy në të kaluarën.
Ne i qëndrojmë fort deklaratave tona të mëparshme të cilat bazohen në fakte të vërteta dhe kjo është arsyeja pse ne kemi qenë gjithmonë bashkëpunues me çdo hetim në lidhje me veprimtarinë tonë, përfshirë edhe atë nga Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës.
Sidoqoftë, ne do të dëshironim të përsërisim përsëri:
- Tosk Energy nuk arriti të përmbushë termat dhe kushtet e kontratës së shitjes së papërpunuar 2019, duke thyer klauzolat e kontratës shumë herë;