Aksioni në Vlorë/ Klosi: Grup i strukturuar kriminal, i kapëm në flagrancë!

2020-02-21 0

TIRANË- Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha për Report Tv se të arrestuarit në Vlorë janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kishin si qëllim të depozitonin në vendin tonë mbetje të rrezikshme. Në një lidhje telefonike në hapësirën e edicionit qendror, ministri theksoi se aksioni i realizuar në bashkëpunim mes disa institucioneve, nuk pati dekonspirim, arsye për të cilën të arrestuarit u kapën në kushte të flagrancës. Ndryshe nga sa të arrestuarit kanë deklaruar, Klosi thotë se nuk bëhet fjalë për vaj të mbetur nga motorët e tragetit, por e kanë përdorur këtë si justifikim për t'i sjellë nga Italia drejt vendit tonë, ndonëse ky plan u dështoi.

"Operacioni i organizuar dhe rendi, ministria e mjedisit, ishte njoftuar 24 orë para se trageti të mbërrinte në portin e Vlorës dhe ishin marrë të gjitha masat që të kapeshin në kushtet e flagrancës. Për këtë arsye vlerësoj se nga të gjithë institucionet e përfshira nuk pati rrjedhje të informacionit, paçka se pjesa e vëzhgimit dhe hetimit i mbetet më tepër ministrisë së rendit. Ngjarja është e rëndë. Sa i përket informacionit erdhi në rrugë operative dhe kjo është një punë që policia do e sqarojë në vazhdim. Kompanitë që kontrollojnë tragetet nuk ka, ajo që kërkohej nga grupi i strukturuar kriminal që të nxirrej kjo mbetje si mbetje e tragetit, e cila pastaj do të kalohej si diçka e thjeshtë, por policia ndërhyri dhe vepra u dokumentua dhe u kontrollua si duhet. Në është bërë edhe më herët mbetet për t'u parë. Mbetje e reciklueshme nuk lejohen të futen, edhe ky ligj vazhdon të jetë një nga ato ligjet që jemi fanatik dhe duam ta mbajmë fanatik", tha Klosi. I pyetur nëse në Shqipëri bëhet asgjësimi i vajit industrial, Klosi nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por la të nënkuptohet se vendi ynë nuk i ka këto mundësi. "Siç çdo problematikë tjetër e kemi të ndaluar importimi, por eksportimi nuk është i ndaluar. Kontrollet janë në mënyrë të vazhdueshme edhe në portet e tjera", tha ministri.

Easy Viral Banner Traffic