Sukesi i komedise "Kopshti me Dallendyshe"

2020-02-21 1

Pas suksesit të tri shfaqjeve premiere në muajin Dhjetor, komedia brilante "Kopshti me dallëndyshe" rikthehet në skenën ?Arturbina? në datat 20-21-22-23 Shkurt ora 18:00. Për të folur për shfaqjen të ftuar në programin ?Rudina?, në Tv Klan ishin të ftuar aktorët Erand Sojli, Suela Bako, Naun Shundi, si dhe regjisori Kiço Londo.
Komedia bën fjalë për pesë të "sëmurë psiqikë", të izoluar në një çmendinë, nën kujdesin e një psikiatre, gardiane dhe tinëzare, zbukurojnë një bredh natën e krishtlindjeve. Ata nuk kanë asnjë problem psiqik dhe aq më pak të jenë të rrezikshëm. Problemet e tyre janë shpirtërore. Edhe pse të burgosur në një çmendinë, ata janë të dashur, të dhembshur, fisnike dhe plot humor. Të çmendurit e vërtetë janë në "botën normale". Edhe pse me zemër të plagosur, të tradhëtuar, të depersonalizuar, të shkatërruar personazhet e cmendinës janë gjithë ëndrra dhe thonë të vërteta të mëdha me humor brilant.