Elona Duro, prezantuese në ?Top Albania Radio?, moderatore dhe autore e disa programeve në ?Digitalb? ishte e ftuar këtë pasdite në programin ?Rudina?, në Tv klan. Ajo është e martuar që prej vitit 2017 me Lorenc Gogën, me të cilin ka edhe një djalë, që quhet Tomas dhe është 2 vjeç.
Në studio, Elona tregoi se fillimisht kishin menduar një ceremoni të vogël dasme, por që më pas u kthye në një festë të madhe që zgjati deri në orët e para të mëngjesit.
Për sa i përket njohjes me bashkëshortin, moderatorja u shpreh se mund të konsiderohet si dashuri me shikim të parë dhe gjërat mes tyre rrodhën shumë natyrshëm, që nga bashkëjetesa, fejesa, martesa dhe lindja e vogëlushit Tomas.