Kthehen pas 60 vitesh karnavalet në Gjirokastër, qyteti i gurtë 'pushtohet' nga maskat dhe kostumet

2020-02-21 0

GJIROKASTER- Kthehen karnavalet në Gjirokastër, një traditë kjo e humbur prej më shumë se 60 vitesh në qytetin e gurtë. Rrugët e kalldrëmta janë mbushur gjatë kësaj të premteje me fëmijë të vëshur me kostume e fustane shumëngjyrëshe, sigurisht nuk ka dhe si të mungojnë dhe maskat veneciane. 

Nxënësit e shkollave 9-vjeçare kanë krijuar një atmosferë festive në qendrën muzeale të qytetit aty ku dhe startoi ky event që do të kulmojë gjatë ditës së nesërme me djegien e dordolecit tradicional, që simbolizion fundin e së keqes.

Këto festime sipas kryebashkiakut Golemi janë në kuadër të aktiviteve për rigjallërimin e qytetit që po ndërmerr Bashkia e Gjirokastrës."Kemi filluar sot siparin e festave, gjatë gjithë muajit dhjetor ka pasur aktivitete. Sot hapim vitin e aktiviteteve, kemi thënë që Gjirokastra nuk do të ketë 3 muaj turizëm por do të ketë 365 ditë turizëm", tha Flamur Golemi

Deputetja e PS Mirela Kumbaro ka përshëndetur të pranishmit dhe njëkohësisht premton se Gjirokastra do të shndërrohet këtë vit në qendrën e atraksionit dhe turizmit kombëtar. "Jemi në shkurt dhe me këto festime i japim zili gjithë Shqiptarëve nga Tirana dhe tutje që të vijnë të bashkohen me ne këtu në Gjirokastër. Mirela Kumbaro.Është vetëm një ndër festat e para për filluar sezonin e pranverës, bëni qef jo vetëm fëmijët por dhe të rriturit", tha Mirela Kumbaro

Festimet për Karnavalet në Gjirokastër do të zgjasin dy ditë.