Meta: Të hënën do të kallëzoj Etilda Gjonaj! Ka humbur besimin, pres që të japë dorëheqjen

2020-02-21 0

TIRANE- Presidenti Ilir Meta paralajmëroi sot se ditën e hënë do të dorëzojë në SPAK kallëzimin për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, të cilën e akuzon si pjesë e grupit të grushtit të shtetit në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kreu i shtetit i kërkoi ministres që të jepte dorëheqjen pasi ka humbur besimin.

Por për cfarë e akuzon Meta ministren e Drejtësisë? Presidenti akuzon se ministrja e Drejtësisë ka urdhëruar sekretarin të botonte vendimin e pikëzimit të kanidatëve për në Gjykatën Kushtetuese në Fletoren Zyrtare, edhe pse në fakti sipas tij, ky vendim duhet të botohej vetëm në faqen e Gjykatës së Lartë."Të gjithë u njohën dje me veprat e rënda penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm dhe falsifikimit nga ministri i drejtësisë në botimin në fletoren zyrtare të një vendimi të KED-së. Në këtë tentativë për grusht shteti, provat do i dorëzohen edhe SPAK, rezulton të jetë përfshirë Etilda Gjonaj dhe funksionarë të saj për llogari të skenarit për kapjen e Gjykatës Kushtetuese duke përvetësuar një kompetencë. Ministrja e Drejtësisë duke urdhëruar sekretarin të botonte një vendim ka shkelur ligjin për Botimet në Qendrën Zyrtare, pasi vendimet e KED-së botohen vetëm në faqen e Gjykatës së Lartë. Brenda ditës së hënë do të coj në SPAK kallëzimin për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe jo vetëm. Duke qenë se e ka humbur tërësisht besimin, do të mirëprisja dorëheqjen e saj dhe përballjen me drejtësinë duke evitur detyrimin dhe precedentin, që presidenti të padisë një ministrie në detyrë" tha ai.

Free Traffic Exchange