Qeveria i shqyrton zgjidhjet e mundshme për "krizën e pasaportave", që ndodhi pasi Ministria e Brendshme mbeti pa ekzemplarë për pasaporta dhe dokumente të tjera. Sipas kryeministrit teknik Oliver Spasovski, një nga zgjidhjet do të ishte kompania furnizuese sa më shpejtë ti dërgojë ekzemplarët.