Shkrimtari Bashkim Shehu promovoi romanin ?Triptiku i magjistarëve? tek Libri Akademik në Tiranë. Në qendër të romanit është magjistari i Hitlerit, një murg budist në Kinën e Revolucionit Kulturor, shkencëtarë të vjetër edhe të rinj, në Moskë edhe në Tiranë. Vet shkrimtari na rrëfen përmes një parathënie në këtë roman se tre rrëfimet lidhen mes tyre nga prania e këtij personazhi.
?Ka ndërthurje pushtetesh, edhe fisesh të ndryshme, që kanë një emërues të përbashkët, që është personazhi i magjistarit që ka iluzionin, i cili duke hyrë në shërbim të diktatorit mendon se mund ta drejtojë edhe mund ta manipulojë. Flitet për magjistarin e Hitletrit, i cili ka ekzistuar realisht edhe unë kam marrë mjaft elemente nga biografia e tij, por i kam lënë fiction?, shpjegon Shehu.
Shkrimtari teksa tregon se ky roman nuk ka elementë autobiografike, tregon dhe se përse ka zgjedhur që ngjarjet e romanit t?i shtrijë në Kinë, Rusi dhe Tiranën e viteve ?60.
?Kanë të përbashkët totalitarizmin, por e kisha të nevojshme, që të kishte një bazë edhe në Shqipëri. Pjesa që është për Shqipërinë zhvillohet në mesin e viteve ?60. Ndërsa, elemente autobiografik nuk mendoj se ka, por mund të ketë vetëm gjëra që kanë dalë pa vetëdijen time?, thotë shkrimtari.
Ndërsa, studiuesit Ben Andoni dhe Bashkim Kuçuku ndalin tek vlerat që sjell ky roman në letrat shqipe.
?Bashkim Shehu kërkim eksperimentimet në romane i ka në natyrën e tij krijuese. ?Triptiku i magjistarit? dallohet për kërkim eksperimentim sidomos për disa thyerje apo përshtatje vetjake të teknikave të krijimtarisë?, shprehet Kuçuku.
?Letërsia e kësaj kohe po na jep qytetari. Jemi mësuar edhe rrimë me kupolën e Ismail Kadaresë edhe kemi frikë ta themi, por ka edhe autorë të tjerë që e thonë fjalën e tyre, që ti u lexon fjalën e tyre, jo vetëm si një shkrimtar të botës ballkanike, por të botës europiane?, shprehet Ben Andoni.