Një 38 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e vëllait të tij është vënë në pranga ditën e sotme nga policia kufitare e Hanit të Hotit.
Ai dyshohet se në vitin 2014 ka vrarë vëllain e tij dhe në momentet e para e kanë deklaruar si i vetëvarur.
Hani i Hotit, Shkodër
Policia kufitare ndalon një person të shpallur në kërkim për vrasje.
Nga shërbimet e PKK Hani i Hotit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, gjatë kontrollit të imtësishëm në dalje të Republikës së Shqipërisë është ndaluar personi i shpallur në kërkim, shtetasi M. Sh., 38 vjeç, banues në Shkodër.
Më datë 17.02.2020, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg? në mungesë, për veprën penale ?Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e kryer në bashkëpunim?, pasi në përfundim të hetimeve të bëra dhe në bazë të provave ligjore të siguruara, dyshohet se më datë 23.04.2014 ka vrarë vëllanë e tij, shtetasin K. Sh., i cili në momentet e para është deklaruar nga familjarët si i vetëvarur.terialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Shkoder#Vrasje#TopChannel