Protesta në Oktis të Strugës për prerjen e pyjeve

2020-02-21 0

Banorët e fshatit Oktisi në Strugë përmes protestës kanë kërkuar urgjentisht të ndërpritet prerja e pyllit në malin Jabllanicë. Ata shprehën që mali po shkatërrohen dita- ditës, duke dërguar kështu kërkesa konkrete deri tek institucionet kompetente dhe ministritë. Si pasojë e prerjes dhe shkatërrimit të pyllit, banorët thonë që rrezikohet edhe furnizimi me ujë i 5000 banorëve ndërsa rrezikohen edhe gjetjet arkeologjike nga rruga e vjetër romake. Nga Ndërmarrja Publike e Pyjeve në Strugë për Alsat sot deklaruan që për momentin në këtë mal nuk zhvillohet prerje për të cilën ata kanë dhënë leje.