Letër Ramës për pallatin/ Kompleksi me 264 u dëmtua nga tërmeti, firma falimentoi

2020-02-21 0

Banorët e një kompleksi pallatesh me 264 apartamente banimi, te ish-URT në Durrës, i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama me shpresën se do të marrin zgjidhje për vlerësimin e thelluar të gjendjes së pallatit dhe përfshirjen në programin e rindërtimit.


Ndërtuesi i kompanisë ?Dranova? nuk u përgjigjet. Ka deklaruar se ka falimentuar dhe nuk mund të ndërhyjë në godinat që u shkërmoqën brenda një minuti.

Në ankesë, banorët kërkojnë ekspertim të thelluar për godinën 12-katëshe të kolauduar nga bashkia në vitin 2012. Zhvendosja e detyruar i ka përballur me problematikën e qirave të larta dhe banesave larg qytetit, shkollave dhe qendrave të punës duke shtuar ndjeshëm kostot familjare.

Këta banorë e shohin të drejtën për strehim si të drejtën për të jetuar në siguri, dinjitet dhe paqe të cilat i kanë humbur tre muajt e fundit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EarthquakeAlbania#EdiRama#TopChannel