Kapja e sasive të mëdha të amiantit e dhjetëra fuçive me substance të rrezikshme në bordin e një trageti të linjës Brindizi-Vlorë, është pasqyruar shpejt në mediat e vendit fqinj.
Duke theksuar faktin që në pranga përfunduan 6 persona, Corriere del Mezzogiorno kujton se janë arrestuar gjithashtu edhe administratorët e dy shoqërive shqiptare: ?Delfini 1?, e cila kishte porositur ngarkesën, e ?Kornuzi? që do të merrte mbetjet.
Këtu, gazeta jep dhe një informacion të ri: sipas të dhënave të para, thekson ajo, mendohet se dy firmat në fjalë kanë realizuar të paktën 15 porosi të ngjashme, që vinin të gjitha nga Italia.
Në artikull, mëshohet faktit që çështjen do ta verifikojë SPAK. Qutidianodipuglia gjithashtu e cilëson një skandal episodin, duke theksuar se mbetjet toksike ishin gati për tu groposur.
Në vitin 2012, pat dalë në dritë një hetim Italian I cili nxirrte në pah skandale në seri për mbetjet toksike që kishin hyrë në Shqipëri gjatë viteve 2007-2008. Asokohe thuhej se një biznesmen italian, i lidhur me krimin e organizuar, ishte përfshirë në tregun e mbetjeve në vendin tonë, e sipas investimit, ne eksportin e mbetjeve në Shqipëri, ishte përfshirë krimi i organizuar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannel