Rikthehet fenomeni i basteve/ 115 të arrestuar! Mes tyre vëllai i shefes së KPA-së së vettingut

2020-02-21 1

Me mbylljen e pikave të basteve në të gjithë Shqipërinë prej fillimit të vitit 2019 dhe me bllokimin e të gjitha faqeve online të basteve sportive në vendin tonë, policia ka zbuluar një rrjet të gjerë me emra të njohur, duke arrestuar 115 persona. Në kuadër të operacionit të koduar 'Fati i Lojërave' që u zhvillua në tetë qarqe (Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Lezhë e Shkodër) mbrëmjen e djeshme gjatë kohës që po luheshin ndeshjet e vlefshme për Europa League u sekuestruan 172 mln lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celularë, një numër i konsiderueshëm televizorësh plazma, blloqe shënimesh që shërbenin për vendosjen e basteve, kasa fiskale dhe një armë zjarri pistoletë. Ndërkohë që vijojnë që të jenë në kërkim 2 persona dhe 24 po ndiqen në gjendje të lirë pas hetimeve që u zhvilluan prej 7 muajsh.