PD: Rama kërkon ndihmë për tërmetin ndërkohë që i mungojnë 260 mln dollarë në buxhetin e shtetit

2020-02-21 0

TIRANE- Edhe njëherë tjetër drejtori i kabinetit në Partinë Demokratike, Dorian Teliti ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për faktin se në buxhetin e shtetit mungojnë 260 milionë dollarë për vitin 2019. Teliti tha se Rama ka kërkuar ndihma prë të rimëkëmbur vendin pas tërmetit, ndërkohë që vet rrit shpenzimet e luksit, ndërkohë që shprehet se kreu i qeverisë tashmë është pajisur edhe me avion privat. Ai premton se PD do të mundësojë shumë shpejt ndryshimin për të cilin vendi ka nevojë përmes taksave të ulëta dhe pa kontrolle gjobëvënëse.