Goditje e lojërave të fatit/ Policia superaksion në 8 qarqe të vendit, 115 persona në pranga

2020-02-21 4

Policia e Shteti ka bërë me dije se orët e fundit në 8 qarqe të vendit kanë organizuar një super aksion për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.


?Policia e shtetit ka finalizuar mbrëmë një operacion masiv në shkallë vendi. Janë vënë në pranga 115 persona, 24 të proceduar dhe 2 janë shpallur në kërkim. Janë sekuestruar shuma të mëdha parash, armë zjarri, dhjetëra paratë celularë, kompjutera. Ndër të arrestuar janë edhe disa nga organizatorët kryesorë të kësaj veprimtarie të rrezikshme, që dënohen me 7-10 vite burg. Në Korçë janë arrestuar 9 persona, në Elbasan janë arrestuar 7 persona, në Durrës janë arrestuar 5 persona, në Berat janë arrestuar 4 persona. Operacioni është në vijim?, tha Veliu.

Njoftimi i policisë:

Pas një pune hetimore që ka zgjatur 7 muaj, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit, Policia e Shtetit ka finalizuar mbrëmë me sukses të plotë, një operacion masiv në shkallë vendi.

Operacioni policor i koduar ?Fati i lojërave?, realizuar nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe dhe FNSH-të Tiranë, Fier e Shkodër, ka sjellë hedhjen e prangave në flagrancë 115 persona, 24 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim.

Janë sekuestruar shuma të mëdha parash, kompjuterë të lojërave të fatit, armë zjarri, dhjetëra aparate celular e aksesorë të tjerë që shërbenin për organizimin dhe implementimin e aktivitetit kriminal.

Ndër të arrestuarit janë edhe disa nga organizatorët kryesorë të kësaj veprimtarie të paligjshme që sipas parashikimeve të Kodit Penal dënohet nga 7 deri në 15 vjet burg.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe nga informacionet e adresuara nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, për ushtrimin dhe organizmin e lotarive dhe basteve sportive pa leje, vënien në dispozicion të lokaleve për lojëra fati, fshehje të ardhurash dhe pastrim të produktit të veprës penale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë regjistroi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë procedimin penal nr. 5431 të viti 2019.

Pas një pune të mirëfilltë procedurale dhe hetimore, duke aplikuar format dhe metodat speciale të hetimit, u arrit të dokumentohej aktiviteti kriminal në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Lezhë e Shkodër. Mbi bazën e provave të siguruara, u nxorën nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë vendimet për kontrollin e vendeve dhe lokaleve në Tiranë ku dyshohej se ushtrohej kjo veprimtari kriminale. Në këtë kuadër u organizua edhe operacioni policor i koduar ?Fati i lojërave?, i cili u zhvillua në të njëjtën kohë në të 8 qarqet e sipërpërmendura, nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE...